“Saranda” në hall/ Kryetari i Bashkisë: Nuk kemi vend për tualete publike!

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi ka pranuar se situata me tualetet publike është e vështirë. Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, Çaçi ka lëshuar alarmin se qyteti bregdetar nuk ka vend për të ndërtuar tualete publike. Sipas tij, për momentin, e vetmja zgjidhje është ajo e tualeteve portabël.

“Po rregullohen tashmë këto që janë në qendër. Eshtë e vërtetë, që ka probleme më hapësirat publike për të ndërtuar tualete të tjera, por do mundohemi të gjejmë disa mundësi për tualete portabël, të cilat u japin mundësi të gjithë turistëve të kenë hapësirat e tyre për të kryer nevojat, të cilat janë të domosdoshme,”-deklaroi Çaçi.

Lajme të tjera |  Berisha refuzon të zbatojë Statutin dhe të dorëhiqet, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve: Farsë elektorale!

Mungesa e hapësirave publike duke përfshirë parqet, këndet e fëmijëve dhe tualetet është një nga ankesat kryesore që turistët e huaj kanë për Sarandën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us