Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi

“Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh, do të kthehesh pa më parë, por unë do të jem aty,”- duke thënë këto fjalë mami Gëzime dhe babi Flamur Sula përkëdhelin foton e vajzës së tyre të dashur Ilaria, e vrarë në moshën 22 vjeç nga ish-i i saj Mark Samson. Sot, kur e reja do të festonte ditëlindjen, prindërit i kanë ngritur një përkujtimore në vendin ku u gjet trupi i saj i pajetë, brenda një valixheje të hedhur poshtë një shpati në pyjet e malit Guadagonolo dhe Capranica Prenestina, në periferi të Romës.

Po ashtu, sipas mediave të huaja, babai i Ilarias ka bërë dhe një dedikim prekës për të bijën, pasi ajo sot do festonte ditëlindjen e saj të 23-të.

“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë,”- shkroi babai i Ilarias në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa foto teksa lëshojnë në qiell tullumbace të bardhë.

Lajme të tjera |  Ilir Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Në përurim, pranë prindërve të Ilarias, ishte kryebashkiaku i Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi.

“Ky vend nga i cili mund të admirosh bukurinë e natyrës më shumë se kudo tjetër është vendi që shikon drejt horizontit dhe nga ku ditët duken edhe më të kthjellëta. Kur era e veriut i largon retë, mund të shohësh detin, këtu do të jetë vendi i kujtimit tënd, Ilaria e ëmbël, dhe do të na çojë të reflektojmë mbi kuptimin e jetës, mbi vlerën e saj, mbi mënyrën se si të mbrohemi nga një dashuri e sëmurë dhe shkatërruese”.

Në një zhvillim të fundit, Mark Samson ka vendosur të revokojë mandatin e avokatit të tij, një vendim që ka shkaktuar shumë polemika. siaps “La Repubblica”, avokati Gallo ka shpjeguar se ai e kishte këshilluar të pandehurin të thoshte të vërtetën, duke besuar se kjo do të sillte një proces më të drejtë dhe më të besueshëm. Ai e ndjeu një përgjegjësi të madhe për të siguruar një gjykim të drejtë, përkujton duke nënvizuar vrasjen e Ilaria Sulës si një ngjarje të rëndë dhe të padrejtë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Shko në Shqipëri dhe mposhti ata”, Vuçiç THIRRJE trajnerit të Serbisë!

Përveç Samsonit, hetimi përfshin edhe nënën e tij, Nors Manlapaz, e cila dyshohet se ka ndihmuar të birin të pastronte gjurmët e gjakut në shtëpinë e tyre. Ky zhvillim i ri mund të ketë pasoja të mëdha për mënyrën sesi do të zhvillohet gjyqi i Samsonit.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us