Euro U17 “Shqipëri 2025” vazhdon që të zhvillohet në kushte optimale në vendin tonë.
Pasi Anglia dhe Belgjika barazuan 1-1 në “Arena Egnatia”, sfidë e vlefshme për Grupin B, në mbrëmje u zhvilluar ndeshja tjetër e këtij grupi. Italia dhe Çekia matën forcat në “Niko Dovana”.
Kjo sfidë u fitua me rezultatin 2-1 nga italianët. Këta të fundit gjetën rrugën e rrjetës me Samuele Inacio dhe Antonio Arena. Ndërsa golin e vetëm për çekën e shënoi Matous Srb.
Pas raundit të parë, Grupi B kryesohet nga Italia me 3 pikë. Belgjika dhe Anglia mbajnë përkatësisht vendin e 3-të dhe të 2-të me nga 1 pikë, ndërsa me 0 pikë mbyll renditjen Republika Çeke.
Golat e ndeshjes:
Goli i Samuele Inacio
Goli i Antonio Arena
Goli i Matous Srb