Dinamo ka bërë një goditje mjaft interesante në merkato. Burime për “Newsport.al”, bëjnë me dije se mbrojtësi i djathtë i Vorës, Ysni Ismaili është blerja e parë për dinamovitët në këtë “dritare” transferimesh.
23-vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me kampionët e Kategorisë së Parë, që sezonin e ardhshëm do të jenë në Superiore, për të nisur një të re me “Nëndetësen”. Një afrim mjaft cilësor nga dinamovitët, që pritet t’i shërbejë shumë Ilir Dajës.
Në sezonin që lamë pas, Ismaili ka qenë një nga lojtarët kyç të Vorës. Mbrojtësi ka marrë pjesë në 27 ndeshje, teksa ia ka dalë që të asistojë në dy gola, duke ndihmuar ekipin e tij. /Nikoll RAJTA/