Votat brenda vendit: “Gropa” e madhe e PD-ASHM, “gropa” e vogël e PS-së, dhe “kodra” modeste e partive të tjera

Nga Eduard Zaloshnja

Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me autobuzë (prej pandemisë), apo të votonin me postë si tani.

Në zgjedhjet e tanishme, rezultuan 1.41 milionë vota të vlefshme brenda vendit, ose 170 mijë më pak se më 2021. Ndërkohë rezultuan pothuaj 56 mijë vota të pavlefshme, ose 27 mijë më pak se më 2021.

“Gropën” më të madhe elektorale e bëri Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që mori pothuaj 250 mijë vota më pak se sa kishin marrë para katër vjetësh partitë përbërëse të kësaj aleance.

Një “grope” më të vogël elektorale bëri PS-ja, që mori 34 mijë vota më pak se sa kishte marrë para 4 vjetësh.

Lajme të tjera |  Ilir Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Ndërsa partitë e tjera ngritën një “kodër” modeste elektorale – morën 112 mijë vota më shumë se sa para katër vjetësh (shihni tabelën 1 më poshtë).

Një tablo krejt të ngjashme paraqesin votat e këtushme në Qarkun Tiranë, ku ndryshe nga qarqet e tjera, popullsia rritet çdo vit (shihni tabelën 2 më poshtë)

Po si shpjegohet që, duke ecur përmes këtyre “gropave” e “kodrave”, PS-ja iu ngjit një “mali” mandatesh parlamentare (nga 74 në 83)?

Shpjegimi gjehet tek fakti se sistemi elektoral në Shqipëri e penalizon një opozitë të fragmentarizuar – dhe ky sistem është ndërtuar me bekimin e Berishës dhe të Ramës qysh nga viti 2008 e në vazhdim…

Lajme të tjera |  Antimafia italiane zbardh detaje për operacionin Ura: 3 të penduar të drejtësisë treguan gjithçka, mes tyre Nuredin Dumani!

Votat brenda vendit: “Gropa” e madhe e PD-ASHM, “gropa”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us