Nga Spartak Ngjela
Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat.
Po kjo është hera katërt që ai po thotë se atij i kanë vjedhur votat në procesin zgjedhor.
Po ky, pse pranon të drejtojë Partinë Demokratike kur nuk është i aftë që të mbrojë votat?!
Komedi e madhe do quhet kjo, sepse “i vjrdhuri” nuk ka ditur të sigurojë paratë dhe shtëpinë e tij.
Domethënë që me paaftësinë e tij ka shkatërruar familjen e vet.
Prandaj….
Duhet të tërhiqet për t’ia lënë vendin një të afti.
Por nëse Berisha tërhiqet nga politika, Rama dhe ekipi i tij do të kenë mërzitje të madhe, sepse fillojnë të kenë frikë për zgjedhjet e pushtetit vendor që do të zhvillohen pas dy vitesh.
Rama, sigurisht që e do shumë Berishën, madje ka të dhëna që në mënyrë të fshehtë e kërkon qëndrimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Pse?
Është shumë e thjeshtë, se Saliu nuk ka vota fare në elektoratin e Shqipërisë.
Po Saiu pse rri?
Saliu qëndron sepse ka frikën e gjyqit që e ka të hapur dhe mund të dënohet për korrupsion.
Por, po të dënohet, kushtetuta nuk e lejon të merret me politikë.
Po Rama?
Pas kësaj, Rama nuk mund të fitojë dot më zgjedhjet në Shqipëri.
Po ama, sa të jetë Saliu, Rama do të jerë i sigurt që gjithmonë do t’i fitojë zgjedhjet.
Dhe këtu mbyllet çdo logjikë arsyetuese me shprehjen e arsyes së kësaj kohe:.
Sa të jetë Saliu si kryetar i Partisë Demokratike, Rama e ka të sigurt fitoren e zgjidhjeve sërish, e sërish, derisa të ketë përballë në zgjedhje Saliun si kryetar të Partisë Demokratike.