Moti/ Vera e këtij viti, “ferri mbi tokë”? Ekspertët: Qershori i butë, por pastaj temperaturat do të jenë ekstreme

Pranvera me reshje, por vera e këtij vitit sipas portalit meteorologjik të specializuar Severe Weather Europe, vjen me ndryshime të theksuara në modelet atmosferike që tregojnë gjasat e një moti më të thatë, më të nxehtë dhe potencialisht ekstrem, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit.

Edhe pse parashikimet afatgjata nuk konsiderohen në përgjithësisht tërësisht të besueshme, ekspertët arrijnë në një consensus sa i takon modeleve globale, të cilat ofrojnë pak a shumë të njëjtën panoramë: Temperatura mbi mesataren, mungesë reshjesh dhe rritje e rrezikut nga vala të nxehtësisë.

Pranvera e 2025-tës është karakterizuar nga një presion i theksuar atmosferik që formoi presion të lartë dominues mbi veriperëndimin e Europës. Ciklonet e shmangën pjesën qendrore të kontinentit, duke u përqëndruar kryesisht në rajonet jugperëndimore dhe verilindore të tij.

Lajme të tjera |  Ilir Alimehmeti kandidaturë e PD për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

Rezultati ishte i qartë – pjesa më e madhe e Europës regjistroi temperatura mbi mesataren sezonale, ndërsa më shumë reshje u regjistruan në jugperëndim dhe pjesërisht, në jug të saj, ndërsa pjesët veriore dhe veriperëndimore ishin të thata.

Këto kushte tashmë kanë shkaktuar shqetësim për vazhdimin e trendit të thatësisë gjatë muajve të verës. Fillimi i verës, nga sa thonë metreologët mund të jetë relativisht i qëndrueshëm, megjithatë Europa perëndimore dhe jugore mund të presë temperatura mbi mesataren që në muajin qershor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us