Jurgen Klopp i ka thënë po Romës. Ky është lajmi i bujshëm që po qarkullon në Itali. Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpool, sipas gazetës “La Stampa”, ka pranuar ofertën e paraqitur nga Roma menjëherë pas ndeshjes që verdhekuqtë fituan ndaj Milanit në kampionat.
Edhe pse prej disa kohësh Klop flitej se ishte në bisedime me një tjetër skuadër, emri i së cilës nuk u zbulua, Klopp duket se tashmë është tërhequr dhe ka pranuar ofertën e verdhekuqve.
Megjithëse ende nuk ka diçka zyrtare apo detaje konkrete, në Itali e bëjnë fakt të kyer dhe dy palët kanë arritur një akord paraprak.
Roma po lufton për një vend në Champions League edicionin e ardhshëm. Aktualisht, verdhekuqtë janë në kuotën e 66 pikëve, 1 më pak se Juventusi i vendit të katërt dhe 1 më shumë se Lazio i vendit të gjashtë.





