ZYRTARE/ I mungoi vetëm Champions League për sezonin perfekt, Barcelona jep njoftimin e rëndësishëm për Hansi Flick

Barcelona ka marrë vendimin e rëndësishëm përsa i përket trajnerit Hansi Flick. Klubi katalanas dhe trajneri gjerman kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite të tjera.

Hansi Flick ka rinovuar kontratën tashmë me Barcelonën, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të qershorit 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas përmes një postimi në faqen zyrtare.

Hansi Flick mori drejtimin e blaugranave në fillim të këtij sezoni, me të cilët arriti të fitojë titullin kampion, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ndërsa shkoi deri në gjysmëfinale të Champions League.

Lajme të tjera |  80 milionë euro, Mario Mitaj mund të bashkohet me yllin e Brazilit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us