Do të jetë një spektakël i vërtetë.
Kështu ndodh kur luhet finalja e Championsit, dhe të lumtur janë ata tifozë që mund ta ndjekin direkt në stadium, veçse problemi më I madh është të gjesh një biletë.
Finalja, të mërkurën e ardhshme, do të luhet në “Alianc Arenë” të Mynihut, që ka 70 000 vende të ulura për ndeshje ndërkombëtare.
Tifozët e dy klubeve do të kenë në dispozicion nga 18 000 bileta secila palë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në shitje të lirë onlajn për tifozë në të gjithë Europën apo botën, përveç vendeve të rezervuara për të ftuar të caktuar.
Siç ndodh gjithmonë në raste të tilla, lulëzon ai që quhet “tregu I zi”, pavarësisht nga masat e rrepta të sigurisë nga ana e UEFA-s.
“La Gazeta delo Sport” informon se në treg të zi tifozët e Paris SG mund të gjesh për 3 000 euro një nga biletat më të lira që zyrtarisht kushton 180 euro.
E njëjta biletë për tifozët e Interit shkon në 4 300 euro sepse kërkesat nga ana e italianëve janë më të larta.
Një vend I caktuar në zonën e biznesit arrin në rreth 20 400 euro, ndërsa në zonën VIP Prestigj paguhen afërsisht 32 000 euro për një biletë.
Gjithsesi, përveç këtyre shqetësimeve, problem I madh mund të jetë kaosi gjatë hyrjes së tifozëve në stadium, siç ndodhi me përkrahësit e Liverpulit në finalen e luajtur në Paris ndaj Realit.