Në prag të merkatos, Armando Sadiku rikthehet në Elbasan

Armando Sadiku është momentalisht pa ekip dhe po kërkon një aventurë të re. Në këto ditë pushimesh, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në atdhe, teksa ditën e sotme është “shfaqur” në “Elbasan Arena”.

Sadiku ka ndjekur nga afër ndeshjen e Kampionatit Europian, Shqipëri U17 – Gjermani U17, e cila u fitua 0-4 nga këta të fundit. “Bomberi” 33-vjeçar ka publikuar një foto në “Instagram”, ku krah tij është edhe ish-kapiteni i ekipit të Elbasanit, Orgest Gava.

Vlen të përmendet se në këtë prag-merkato, Sadiku po përflitet shumë për një rikthim te Elbasani. Nuk dihet ende nëse ky operacion do të kryhet me sukses, por “zërat” po shtohen çdo ditë e më shumë.

Në prag të merkatos, Armando Sadiku rikthehet në Elbasan

Foto e Armando Sadikut në Instagram
Lajme të tjera |  0 gola të shënuar dhe e kërkon ekipi i Premier League që luan në Champions League, Armando Broja kuotohet lartë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us