VIDEO/ Napoli shpallet kampion i Italisë! Dy gola ndaj Kaljarit i vendosin vulën mrekullisë së Kontes

Napoli është shpallur kampion i Italisë për herë të katërt, pasi ka mbyllur javën e fundit të kampionatit me një fitore 2-0 ndaj Kaljarit që bëri të pavlefshme atë të rivalëve të Interit ndaj Komos.

Napolitanëve u duhej suksesi në fushën e tyre për të qenë të qetë dhe u munduan që në fillim të gjenin golin, të ndalur disa herë nga Alen Sherri i cili e niste ndeshjen titullar. Megjithatë, ai u mposht në fund të pjesës së parë nga goditja spektakolare e MekTominej që çoi Napolin në avantazh në pushimin e ndeshjes.

Pas rifillimit të sfidës, erdhi edhe goli i dytë me anë të Lukaku, i cili vulosi suksesin 2-0 dhe titullin e katërt kampion në historinë e Napolit, atë që pritej më pak nga të gjithë të tjerët.

Lajme të tjera |  Mbrojtësi i Kombëtares mund të transferohet në Turqi

NAPOLI-KALJARI 2-0
42′ MekTominej, 51′ Lukaku

Trajneri Nikola zëvendëson Sherrin për të bërë debutimin e portierit të tretë (VIDEO)

Sherri ndal gjuajtjen e Neresh të vetëm para portës (VIDEO)

GOOOL NAPOLI! Shënon Lukaku  (VIDEO)

GOOOL NAPOLI! Shënon MekTominej (VIDEO)

Sherri ndal gjuajtjen e parë të Spinacola e më pas gjuajtja e lojtarit të Napolit devijohet jashtë (VIDEO)

Sherri i mohon golin Rrahmanitt (VIDEO)

Sherri ndal gjuajtjen e Gilmor dhe Politano gjuan jashtë (VIDEO)

Gjuajtja e Raspadorit përfundon jashtë (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us