Vetëm në ndeshjen e fundit siguruan pjesëmarrjen në Conference League, UEFA “trondit” Partizanin

Partizani si thuajse cdo vit edhe në këtë sezon do të marrë pjesë në europë. Të kuqtë ia dolën vetëm në sfidën e fundit të sigurojnë pjesëmarrjen në Conference League.

Kompeticion që sigurisht sjell edhe të ardhura për kryeqytetasit. Por nga ana tjetër “Demat” duhet të shtegojnë për të luajtur ndeshjet si pritës.

Kjo pasi UEFA nuk licenson stadiumin e tyre për këtë turne. Fusha sintetike dhe rruga që të çon te stadiumi janë 2 problemet kryesorë që UEFA nuk toleron aspak dhe që kriteret nuk përmbushen.

Një lajm aspak pozitiv për Partizanin, i cili edhe në këtë sezon do të duhet të gjëjë një tjetër “shtëpi” për të pritur ekipet kundërshtare.

Lajme të tjera |  Edi Martini dhe Vioresin Sinani në krye të skuadrës, Vllaznia e sezonit të ri “Made in Shkodra”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us