Synojnë ngjitjen në Premier League, ish-i i Partizanit shënon golin vendimtar

Më në fund, Christian Mba ka arritur të bëjë bujë në kampionatin ukrainas. Ish-sulmuesi i Partizanit ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Metalist 1925.

Këta të fundit, barazuan ditën e sotme ndaj Ahrobiznes Volochysk në sfidën vendimtare për të zënë një vend në Play Off-in e elitë së futbollit ukrainas. Christian Mba arriti të barazojë shifrat në minutat e fundit të takimit, duke e çuar Metalistin në Play Off.

Skuadra ku luan ish-i i Partizanit dhe Ermir Rashica u pozicionua përfundimisht në vendin e 3-të me 36 pikë. Tashmë, Metalist 1925 do të përballet me njërën nga vendi i 13-të ose i 14-të i Premier League që do të dalin në Play Out.

Lajme të tjera |  Ngriti lart titullin kampion me Napolin, Partizani “krenohet” me Amir Rrahmanin: Arritje e jashtëzakonshme, je njëri prej nesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us