Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu. Berisha u shpreh se PD nuk do njohë zgjedhjet e 11 majit.
Kryedemokrati theksoi se narko-shteti do i certifikojë këtë farsë elektorale, por PD dhe koalicioni do vijojnë me publikimin e fakteve të reja se si bandat dhe kartelet e drogës bënë vota dhe nxorën deputetë të PS për Kuvendin e ri.
Jeni dëshmitarët këtu zhvillohet një betejë mediatike e egër mes megafonëve të qeverisë të lidhur me krimin dhe me qeverinë, të cilët bëjnë gjithçka të dezinformojnë qytetarët shqiptarë, tu shesin farsën si proces të rregullt zgjedhor. Bëjnë gjithçka të censurojnë raportet e ndërkombëtarëve që denoncon, pikë për pikë shkeljen e 16 traktateve të dokumentave ndërkombëtare për zgjedhjet. Censuruan në mënyrë të paimagjinueshme kërkesën e prokurores së përgjithshme të SHBA, për luftën kundër karteleve.





