Tashmë gjithçka është zyrtare. Pas disa muajsh negociata, Igli Tare është prezantuar si drejtori i ri sportiv nga klubi i Milan, që i besojnë shqiptarit një post shumë të rëndësishëm.
Tare firmos kështu një kontratë 2-vjeçare, me opsion edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që paga e 51-vjeçarit do të jetë rreth 800 mijë euro në vit, por që mund të rritet falë punës që shqiptari do të bëjë në klub.
Kujtojmë se ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka qenë për shumë vite drejtor sportiv i Lazios. Por tashmë, Tare merr të njëjtin rol te Milan, ku së shpejti pritet të jetë vendimmarrës në merkaton e kuqezinjve.