“Kufomë ambulante me kapelën e Trump” – Rama ironizon Berishën: Mendonin se do fluturonte gomari…

Gjatë fjalimit të tij me deputetët socialistë, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe Sali Berishën

“Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë.

Këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi.

E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021.

Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu, ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet.

PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër”, tha Rama.

Lajme të tjera |  Berisha paralajmëron: Kemi në dorë laptopin e patronazhistëve, do nxjerr fakte!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us