Rama tallet me Jozefina Topallin: U rikthye si Doruntina dhe vajtonte me të madhe ku, ku, e mjera unë…

Përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste, Rama nuk ka kursyer ironitë për ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin.

“E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. 

Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. 

Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë, rrush, ne i kemi futur në shportë. 

Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. 

Pra ne jemi vajtësit e pluralizmit meqë vajtojca Doruntinë dhe isombatajtësit e saj të kënetave mediatike s’ia kanë haberin gjëkundi si punohet me diasporën”, u shpreh Rama.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi shpërthen kundër PD-së: Kërminjë politik, heshtje e pështirë dhe servilizëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us