E zbulon Rama: Humbëm në Apel! Shteti do paguajë 500 mijë euro për një aksident 8 vite më parë

Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhje me kandidatët socialistë për zgjedhjet, ka pranuar se qeveria e drejtuar nga ai, ka humbur një tjetër gjyq ndaj një pale tjetër që kërkon dëmshpërblim.

Më tej kryeministri solli rastin e një gjyqi në Apel ditën e sotme ku shteti shqiptar ka humbur 500 mijën euro për një aksident që ka ndodhur 8 vite më parë, por që nuk ka patur viktima.

Ndërsa po ashtu Rama shtoi se nga ana tjetër janë të panumërt shqiptarët që presin drejtësi në Apel prej vitesh.

“Nuk japim drejtësi për shumë shqiptarë. Nuk korrigjojmë dot gafat e drejtësisë. Sot kemi humbur një gjyq në Apel, ku i kërkohet shtetit të paguaj 500 mijë euro për një përplasje me makinë përpara 8 vjetësh në një rrugë ku s’ka pasur as të vdekur dhe të plagosur dhe ku shoferi me bashkë shoferen kanë pasur vizionin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë dhe rrezikut për jetën. Janë të panumërt shqiptarët që presin Apelin për vite të tëra.

Janë flagrante rastet u presim apelin e apelit me vite. Ky vendim u mor me shpejtësi të rrufeshme. Shteti u godit me 500 mijë euro. As për shtetin nuk i korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë në sallat e gjyqeve. Por ama ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë për Shqipërinë 2030. Të udhëheqim me forcën e shembullit,. Të jemi mburojë e pathyeshme për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë duke filluar nga SPAK, që do e mbështesim pa asnjë ekuivok”, tha  Rama.

Lajme të tjera |  Gaz Bardhi bëhet i gjallë pas humbjes katastrofike në Fier: Ju përshëndes. Nesër kemi Kuvend....

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us