ZYRTARE/ Rënia nga Superiorja nuk “kapërdihet”, trajneri njofton largimin nga ekipi

Laçi pa trajner! Francesco Moreiro, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” ka njoftuar se nuk do të jetë më trajneri i Laçit. Kjo vjen si pasojë e rënies nga kategoria e kurbinasve.

Në mesazhin e përfundimit të këtij bashkëpunimi, Moreiro ka falenderuar bordin dhe lojtarët, ndërsa e ka lënë të hapur “pistën” e rikthimit në Superiore.

“Çdo gjë ka një fillim dhe një fund dhe për këtë dua të falënderoj klubin. Presidentin e KFLAÇI-t, Pashk Laska, dhe të gjithë familjen dhe miqtë e tij që më pritën si një anëtar të familjes.

Falenderoj dario.pali dhe kleolaska për afërsinë dhe miqësinë e tyre, përshëndetje të gjithë tifozëve të KFLAÇI-t, duke u uruar suksese të reja sportive. Përshëndetje të gjithë djemve të mi dhe stafit teknik që luftuan me mua deri në fund me kokën lart. Do të ishte shumë stimuluese të mund të kthehesha në Shqipërinë e bukur për një sfidë të re një ditë. Z. Moriero para Laci-t”.

Lajme të tjera |  Sot Shqipëria sërish kundër Serbisë! "Deja vu" e 2014-Si ndezi Ismail Morina zemrat e shqiptarëve me dronin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us