Kremoneze është skuadra e fundit që ka siguruar ngjitjen në Serinë A italiane, duke plotësuar kështu tablonë me 20 skuadra që sezonin e ardhshëm do të militojnë në elitën e futbollit.
Kësisoj, Kremoneze, rikthehet në Serinë A, pas një mungese 2-vjeçare. Dopieta e De Lukës dhe goli i Collocolo, i siguruan këtë triumf skuadrës së Stropës. Ndërkohë, Monza, Venecia dhe Empoli zbritën një kategori më mposhtë.