Hasani flet greqisht në Athinë/ Homologu grek: Ka nënën nga Himara, të “zhdukim” hijet që na kanë tronditur

Çështjet e minoritetit grek në Shqipëri dhe ato të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe çështjet e sigurisë, ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe ndërlidhjes u diskutuan në takimin mes dy kryediplomatëve grek dhe shqiptar, Giorgos Gerapetritis dhe Igli Hasani. Më shumë lidhur me detajet e takimit ka ndarë ministri i Jashtëm grek, Gerapetritis, i cili tha se “hijet” që kanë tronditur marrëdhëniet greko-shqiptare duhet të zhduken, duke kërkuar gjithmonë marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira.

Ai e përshkroi zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Kështu lihen pas faktorët e regresionit dhe destabilizimit,”-tha ministri grek. Ai shtoi se Greqia ra dakord për fillimin e marrëdhënieve të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pas vlerësimit të kapitujve të parë të negociatave. Teksa fliste, theksoi edhe origjinën e nënës së kryediplomatit shqiptar. Gerapetritis tha se Hasani është një mundësi e mirë për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe.

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

“Jemi me fat që kemi një njeri të aftë që flet gjuhën tonë për shkak të origjinës së tij greke,”-u shpreh ai, duke theksuar se nëna e Ministrit të Jashtëm shqiptar është me origjinë greke nga Himara.

Nga ana e tij, Hasani i filloi deklaratat e tij në greqisht dhe e falënderoi Gerapetritis për mikpritjen, duke thënë se kjo është vizita e tij e parë zyrtare si Ministër i Punëve të Jashtme, pasi mori detyrën.

Më pas, duke folur në gjuhën shqipe , ai theksoi se vizita e tij synon t’i japë një shtysë të re dialogut strategjik midis dy vendeve dhe vuri në dukje se u konfirmua angazhimi i përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe bazuar në interesat strategjike të dy vendeve dhe perspektivën për një Evropë të bashkuar./ZËRI

Lajme të tjera |  Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Marrë nga Kathimerini

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us