“Jemi bërë si Rusia e Putinit…”/ Debat mes Bushatit dhe deputetit të PS, Bido: Këtu erdhën drejtuesit e Evropës!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, me analistin Andi Bushati, për zgjedhjet.

Debati:

Andi Bushati: Edhe sikur të marrë të mirëqenë këtë që thotë Bido, se kishim opozitë që nuk ekzistonte dhe të vegjël që nuk u bënë alternativë, boll kaq, vlen për të ngritur pyetjen, është ky një vend demokratik? Ku askush nuk bën dot opozitë reale dhe të besueshme, duhet të ketë një anomali, një problem. Jemi popull që duam përjetësisht një parti? Jemi popull që nuk kemi mendim alternativ?
Por nuk është ky problemi. Problemi është që ne nuk kishim zgjedhje fare. Ato që ju thatë janë luksi, ajka e manipulimit, rritja e pensionit, falja e gjobave. Por, çfarë ti bëjmë kërcënimit të votuesit, vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve për ti kaluar te patronazhistët, përdorimit të bandave, mediave që u shndërruan në karikaturë? Këto bëjnë mjedis që as nuk flitet që shqiptarëve iu la e drejta për të zgjedhur. Kjo më shqetëson. E kemi problemin real, a kemi demokraci dhe a bëjmë dot zgjedhje dhe jo votime?

Lajme të tjera |  "E ke vajzën e bukur, do e marrim ne", çfarë ndodhi me Vokshin dhe Xhabaftët në Vorë më 11 maj

Ardit Bido: Mendimi alternativ në Shqipëri ekziston. Një ndër përfaqësuesit është Bushati. Mendimi alternativ është edhe në PS.

Ylli Rakipi: Tani mendim alternativ aty…

Ardit Bido: Ka modele të ndryshme politike. Të thuash nuk ka pluralizmë mendimi është e tepërt.

Andi Bushati: Pluralizëm politik, jo mendimi.

Ardit Bido: Ne e trajtojmë Shqipërinë si të 20 viteve më parë. Ne pas zgjedhjeve mikpritëm të gjithë drejtuesit e vendeve Europiane.

Andi Bushati: Si Rusia e Putinit, që pa sulmuar Ukrainën i shkonte gjithë bota atje. Apo si Erdogani.

Ardit Bido: Nuk ka shans të mblidheshin këta në asnjë prej këtyre vendeve. Ne jemi në një proces integrues…

Andi Bushati: Në komunitetin politik europian, është edhe Alievi dhe Erdogani.

Ardit Bido: Shqipëria është vend që ka dukshëm më shumë investime, mirëqenie, në të cilën trajtimi elektoral, i zgjedhjeve, si një vend tërësisht i vobekt, pa pluralizëm mendimi, në të cilin kjo vobektësia prodhon një tërheqje zvarrë nga ana e një shumice tiranike nuk qëndron. Shqiptarët mes alternativave që kishin, zgjodhën më të mirën.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

Andi Bushati: Ne nuk jetojmë më në demokraci. Ne vendet demokratike, kur një opozitë ngelet dhe bëhet e pabesueshme si Berisha, papritmas lind një opozitë e re. Vakumin e opozitës së pabesueshme nuk e merr pushteti. Kemi shembullin e Macron, Tsipras, Meloni. Menjëherë lindin opozita të reja sepse janë vende demokratike. Ne themi rritet Rama, se nuk bën Shehaj, Qori, Lapaj, Berisha. Ne po u themi njerëzve, si në dikaturat më të errëta, që këtu bën vetëm një njeri, prandaj del slogani i PS; “Vetëm me Edin mund të shkohet në BE”.

Ardit Bido: Kjo është, sikur zgjedhjet dolën 90% PS dhe 10% të tjerët. Shqiptarët votuan të lirë. Pashë në terren, edhe punonjës të administratës hapur me PD. Ka mësues demokratë.

Andi Bushati: Deputeti i PS thotë po nuk votuat PS, të hënën mos hajde në punë.

Ardit Bido: Unë di mësues që janë të djathtë. Ke zv.drejtor shkollash që janë me PD. Dikur ka qenë tabu kjo, që të kishte njerëz që dilnin haptazi.

Andi Bushati: Njerëzit e administratës janë shantazhuar hapur, ikni nga puna po nuk sollët vota.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us