E BUJSHME/ Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane!

Luciano Spalletti nuk është më trajner i kombëtares italiane.

Pas humbjes së rëndë kundër Norvegjisë dhe përballjes me një valë kritikash të ashpra – përfshirë edhe deklaratat e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, trajneri konfirmoi largimin nga posti.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Spalletti deklaroi: “U takova me presidentin dhe folëm gjatë. Ai më komunikoi se më kishte shkarkuar nga detyra. Nuk doja kurrë të largohesha nga ky pozicion, nuk ishte qëllimi im.”

Trajneri theksoi se e pranon vendimin dhe mban përgjegjësinë për rezultatet.

“Ekziston një shkarkim dhe unë e marr në konsideratë atë, ashtu si rezultatet që kemi pasur. Marr përgjegjësinë e plotë për to,”shtoi ai.

Spalletti konfirmoi gjithashtu se do të firmosë rezolutën konsensuale pas ndeshjes së fundit që do të drejtojë – ajo kundër Moldavisë.

Lajme të tjera |  Debuton për herë të parë me Kombëtaren, Luis Hasa flet prag Izraelit: Mora në telefon prindërit sapo më erdhi ftesa, jap maksimumin për fanellën!

Ky është një kapitull që mbyllet me zhgënjim për një trajner që kishte nisur me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të rikthejë shkëlqimin e “Azzurrëve” në arenën ndërkombëtare.

Federata pritet të njoftojë emrin e trajnerit të ri në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us