Mungon vetëm zyrtarizimi, Igli Tare mbush arkat e Milanit me transferimin e holandezit te Manchester City

Tijjani Reijnders ka përfunduar testet mjekësore për Manchester Cityn, siç raportohet nga Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, dhe tani për tani mungon vetëm njoftimi zyrtar. Reijnders u largua nga kampi i ekipit kombëtar holandez herët këtë mëngjes për të udhëtuar drejt Mançesterit për testet mjekësore.

Sipas Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, mesfushori i kaloi të gjitha testet dhe së shpejti do të shpallet lojtar i ri i Man Cityt. Baza fikse e transferimit është vendosur në 57 milionë euro, ndërsa ka edhe 14 milionë euro shtesë në bonuse

Reijnders do të jetë shitja e dytë e verës, pas transferimit të përhershëm të Pierre Kalulu te Juventusi nga huazimit njëvjeçar. Marco Pellegrino është gjithashtu një hap larg bashkimit me Boca Juniors.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Tifozët nuk u besojnë syve, Armando Broja humb kohën në goditjen finale! Mbyllet pjesa e parë e Shqipëri-Izrael

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us