Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi Leka Bungo

Shuhet Leka Bungo! Sot është ndarë nga jeta regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar. Lajmin për ndarjen nga jeta të Bungos e kanë dhënë familjarët e tij, pasi 81-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16.00, në varrezat e Sharrës.

Por kush ishte Leka Bungo?

Ai lindi në Vlorë, në vitin 1944. Pas fëmijërisë që kaloi në qytetin e tij të lindjes, kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs 1-vjeçar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.

Lajme të tjera |  Erdogan i telefonon Trump: Vepro urgjentishtt për të shmangur katastrofën

Mori pjesë si aktor në filmat: ‘Oshëtime në bregdet’, ku luajti rolin e një ushtari fashist dhe ‘Një djalë edhe një vajzë’ si Bardhyl’, babai i Artanit. Po ashtu shkruajti skenarët e filmave: 1985: Tre njerëz me guna; 1988: Mirela; 1991: Gjuetia e fundit dhe 1992: Pas fasadës. Por përpos skenarëve të filmave ka shkruar edhe disa drama. Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat televiziv ‘Combi’ ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RadioTelevizionit Shqiptar. 4 vite më parë mori detyrën si kreu i këtij bordi drejtues për ta lënë vetëm pak muaj më parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us