Aksidenti tragjik/ Shoferi i dehur përplas për vdekje shqiptaren, bashkia e qytetit mesazh ngushëllimi

Një aksident tragjik rrugor i ndodhur në Malaga, Spanjë, i ka marrë jetën Evelyne Salimusaj, një 30-vjeçareje shqiptare, e lindur në Ciserano, Itali.

Gruaja e re, e cila ishte zhvendosur në Malaga rreth një vit më parë, u përplas për vdekje nga një automjet që po drejtohej nga një i ri në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i mjetit u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe më pas u konfirmua se kishte rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Përplasja ishte aq e fortë, saqë personeli mjekësor nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar jetën e saj, vdekja e Evelyne-s u konstatua në vendngjarje.

Lajmi i dhimbshëm ka tronditur komunitetin e Ciseranos, ku Evelyne ishte lindur dhe rritur. Bashkia e qytetit publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, duke shprehur solidaritetin me familjen dhe duke e kujtuar të ndjerën si një pjesë të dashur të komunitetit.

Lajme të tjera |  Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër

“Komuniteti i Ciseranos bashkohet në pikëllim për vdekjen tragjike të Evelyne Salimusaj, e cila ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare në Spanjë, në Malaga, qytetin ku ishte zhvendosur”, shkruhet në mesazhin e Bashkisë, i shpërndarë edhe nga kryetarja Caterina Vitali.

Evelyne ishte parukiere me profesion. Ajo kishte humbur babanë pak kohë më parë, ndërsa nëna e saj dhe dy vëllezër më të vegjël jetojnë tashmë në Morengo. Pas lajmit tragjik, shumë miq dhe qytetarë kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke e përkujtuar Evelyne si një vajzë të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa familja dhe miqtë e saj kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të Evelyne Salimusaj.

Lajme të tjera |  Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin, Rama mban fjalim urimi për çiftin

https://www.ecodibergamo.it/stories/premium/pianura/investita-malaga-racconto-chi-conosceva-evelyne-era-felice-della-sua-o_3103187_11/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us