ZYRTARE/ Largimi i papritur nga Vllaznia, shkodranët prezantojnë menjëherë zëvendësuesin

Vllaznia ka nisur që të krijojë ekipin për sezonin e ri, duke patur revolucion nga trajneri, stafi dhe lojtarët. Aurel Locaj ishte i fundit që u largua nga kuqeblutë, me lezhjanin që mbante rolin e përgatitësit atletik.

Por Vllaznia ka gjetur menjëherë zëvendësuesin, teksa ditën e sotme e ka prezantuar. Bëhet fjalë për Fation Kadija, i cili është bashkuar me stafin e trajnerit Edi Martini, duke mbajtur rolin e përgatitësit atletik. Një afrim ky, që vjen nga Akademia e shkodranëve.

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se Fation Kadija i është bashkuar tashmë stafit të trajnerit Martini, për të kryer detyrën e përgatitësit atletik. Kadija prej disa vitesh ka qenë pjesë e Akademisë dhe tashmëdo të kryejë të njëjtin funksion dhe tek ekipi i parë i Vllaznisë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë, EMRI, surprizë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us