Dy faktorët numerikë që do ta sillnin opozitën në pushtet…

Nga Eduard Zaloshnja

Pas zgjedhjeve të vitit 2021, politikanë opozitarë dhe analistë të afërt me ta trumbetonin dy faktorë numerikë, që sipas tyre, do ta sillnin opozitën në pushtet: 1-Koalicion i përbashkët  mes PD-AN dhe LSI; 2-Votim i diasporës. Le t’i analizojmë këta dy fatorë numerikë.

Faktori 1

Më 2021, PD-AN mori  622,187 vota dhe LSI mori 107,538 – gjithsej pothuaj 730 mijë vota. Këto vota prodhuan vetëm 63 mandate parlamentare për dy partitë, por sipas mendimtarëve opozitarë, mund të kishin prodhuar plot 67 mandate nëse PD-AN dhe LSI do të kishin qenë në një koalicion të përbashkët. Në këtë konkluzion ata arrinin duke bërë mbledhje thjesht aritmetike të votave përkatëse në secilin qark (pa faktorizuar domethënien politike të këtij bashkimi mekanik).

Para zgjedhjeve të 11 majit, bashkimi i trumbetuar u realizua, duke krijuar Aleancën për Shqipërinë Madhështore (të udhëhequr nga Berisha e Meta). Por ky bashkim jo vetëm që nuk i shtoi dot votat e këtushme, por krijoi një gropë madhështore prej 250 mijë votash (krahasuar me 2021). Dhe nga 67 mandatet që pretendonin mendimtarët opozitarë, bashkimi i shumëkërkuar prej tyre prodhoi vetëm 50 mandate…

Lajme të tjera |  Debate në Komisionin për Çështjet Evropiane, Tabaku: Nuk na duhet gjëra në letër. Kodheli: Jemi në njërën anë të historisë

Faktori 2.

Më 2021, PS mori 768,134  vota dhe aleatja e saj PSD mori 35,475 – gjithsej pothuaj 804 mijë vota. Këto vota prodhuan plot 77 mandate parlamentare për dy partitë aleate. Të përballur me këtë mur 800-mijësh të partive në pushtet, mendimtarët opozitarë e kuptonin se bashkimi mes PD-AN dhe LSI nuk do të ishte i mjaftueshëm numerikisht – duheshin gjetur vota të tjera opozitare…

Dhe tek diaspora ata shihin mundësinë për ta kapërcyer murin elektoral të partive në pushtet. Sipas tyre, qindra mijëra votues opozitarë kishin emigruar gjatë “Regjimit të Ramës”, dhe ata do të ishin të lirë të votonin nga vendet ku kishin emigruar.

Lajme të tjera |  E TRISHTË në Greqi/ Dy fëmijët që u nxorrën nga SHQIPTARI prej lumit nuk mbijetojnë!

Në fakt, për zgjedhjet e 11 majit, ata qindra mijëra votues të pretenduar opozitarë e patën mundësinë për ta dërguar me postë votën e tyre. Por vetëm  47 mijë vota erdhën nga diaspora për Aleancën për Shqipërinë Madhështore (nga të gjitha vendet e botës ku DHL nuk pati probleme me shpërndarjen e zarfeve të KQZ-së, vetëm 40 mijë vota erdhën për këtë aleancë).

SHËNIM: Njësoj si tani, dy partitë opozitare pretenduan para katër vjetësh për marrje të kartave të identitetit dhe intimidim të votuesve opozitarë. Përkundër të njëjtave pretendime,  atëhere dy partitë opozitare morën plot 250 mijë vota më shumë se tani dhe plot 13 mandate parlamentare më tepër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us