ZYRTARE/ Largim pas 5 vitesh, Vllaznia ndan rrugët me talentin kuqeblu

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar ditën e sotme se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Mehdi Çoba. Klubi shkodran falenderon për kontributin e tij Çoban dhe i uron suksese në karrierën e tij futbollistike.

Mehdi u gjend 5 vjet si pjesë në gjirin e Vllaznisë dhe kishte fituar një rol të rëndësishëm në ekip. Tashmë në moshën 25-vjeçarë, ai ka fituar eksperiencën e nevojshme për të ndërmarrë hapin e radhës në karrierë.

Sulmuesi i majtë në sezonin që lam pas me ngjyrat kuqeblu zhvilloi 36 ndeshje në totalë, e përkthyer me 4 gola dhe 2 asist. Kartoni i Çobas sipas mediumit ekspert të vlerës së lojtarëve “Transfermarkt” shkon deri në 200 mijë euro.

 

Lajme të tjera |  Ekipet e Superiores “luftë” në merkato, shkak bëhet trajneri kryeqytetas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us