“Rinumërimi për të fshehur farsën elektorale”, Sula: PD i la kandidatët e listave të hapura në rrugë për të prishur procesin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi procesin e rinumërimit të votave të 11 Majit, i cili pritet të nisë javën e ardhshme në qarqet Tiranë dhe Fier.

Sipas Sulës, mënyra se si u hartuan listat e mbyllura dhe të hapura nga PD ka dëmtuar rëndë kandidatë të rëndësishëm të listave të hapura, duke i nxjerrë ata jashtë loje dhe duke njollosur procesin.

“Berisha dhe PD e mbyllën procesin përmes listave të mbyllura për të shmangur probleme, ndërsa të gjithë të tjerët i lanë të kacafyten me njëri-tjetrin, vetëm për ta bërë pis këtë proces dhe për të mos lejuar që askush si Tabaku, Alimehmeti apo të tjerë të rriten. Edhe atë fitore të vogël që kanë, po ua zbehin vetë”,-u shpreh ai në emisionin “Log”.

Sula shtoi gjithashtu se kërkesa për rinumërim i ka dhënë një alibi kryeministrit Edi Rama për të thënë se demokratët kanë vjedhur vota mes tyre, duke larguar vëmendjen nga ajo që ai e cilësoi si farsë elektorale.

“Problemi është te urdhrat e partisë te komisionerët, sepse komisionerët dhe numëruesit 2 janë njerëzit më besnikë të partisë më të afërt të partisë të cilët shkojnë atje dhe çfarë bëri PD dhe çfarë po bën PS por që po përdor PD. Që njerëzit më besnikë të tyre ti çojë në kokë të burgut pavarësisht se ka shkelur ligjin. Nëpërmjet urdhrit të tyre, sepse urdhrat kanë ardhur nga njerëz të lartë.

Lajme të tjera |  “Farsa elektorale”/ Berisha publikon video për 11 Majin: Komisioneri fut dorën në kuti dhe kontrollon votën

Urdhra Sali Berisha kurrë nuk jep sepse e njoh personalisht, por njerëz në Sali Berishën kanë ndikuar totalisht sepse nuk është gjë e re. Sepse kshu bëhet dhe në zgjedhje brenda partisë të cilët komandojnë kryetarët e tyre të cilët i kanë emërua, ju e keni parë se çfarë sherri kemi pas brena partisë edhe me votat kur qe te njësi dy një apo dy muaj para zgjedhjeve.

Para këta janë figurat e kryetarëve, të cilët komisionerët të cilët i caktojnë këto dhe numëruesit që i caktojnë këto i thonë do ja heqësh këtij, sepse kjo i intereson partia.

Një komisioner i njësisë 2 ka marrë në telefon një kandidat dhe i ka thënë ore kshu kshu po na ndodh, po ja vlen i thotë ai të bësh ndonjë ditë burg për figura si puna ime. E kupton ti se ku arrin, kshu ka thënë kandidati.

Lajme të tjera |  U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë, Greqia do t’i japë nënshtetësi heroit shqiptar

Berisha dhe PD e mbylli gjënë me listat e mbyllua të partisë që mos kenë probleme dhe të gjithë të tjerët i ka hedhur në rrugë të kacafyten me njëri tjetrin, për tu bërë pis procesi, për të treguar që nuk do të lejë asnjë njeri të rritet si Tabaku, Alimehmeti kushdo, me i bë pis fitoren e vogël të tyre..

Për sa kohë do të vërë përballë Jorida Tabakun me Alimehmemtin , Dogjanin me murrizin, Kalanë me Ndojën në Durrës…dhe për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale, sepse Ramës i lind e drejta të thotë nesër ju i keni vjedh votën njëri-tjetrit.”-tha Sula.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us