Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt!

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj dy llogarive bankare dhe 1 apartamenti të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që është në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Arben Ahmetaj, përmes avokatëve të tij kishte bërë ankimim, por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në GJKKO.

Vendimi:

Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.

Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:

Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë

Lajme të tjera |  Paloka fyen gazetarët: (RKTK) Ropt ku ti keni, që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve

-Apartament n., sip.167m2, zk ***, rruga ‘’, ap.*, ***, regjistruar në pronësi të z.A.A.;

-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në *** Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;

-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n., në *** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us