Ngjiti Pisën në Serinë A, surprizon Inzaghi: Largohet për të drejtuar sërish në Serinë B

Filippo Inzaghi i ka surprizuar të gjithë me një vendim të marrë së fundmi. Pak javë pasi ngjiti Pisën në Serinë A, tekniku 51-vjeçar ka vendosur të largohet nga drejtimi i ekipit.

Inzaghi ka dhënë dorëheqjen dhe i ka kërkuar drejtuesve të ndërpresin kontratën.

Pavarësisht se ngjiti ekipin në elitën e futbollit italian pas 34 vitesh pritje, Inzaghi ka vendosur të largohet dhe do të drejtojë sërish në Serinë B.

Sipas mediave italiane, ai ka arritur marrëveshjen me Palermon, që militon në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Klubi sicilian synon të rikthehet në Serie A pas disa vitesh pritje dhe drejtuesit i kanë besuar ish-lojtarit të Milanit. Inzaghi do të drejtojë Palermon dhe vazhdon karrierën në Serinë B, për të disatin sezon radhazi.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë, EMRI, surprizë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us