Kërkesë e trajnerit Allegri, Igli Tare nis nga puna për të transferuar talentin spanjoll

Javi Guerra është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Milanit. Mesfushori 22-vjeçar që momentalisht luan me Valencia në LaLiga, është një nga kërkesat e trajnerit të “Djallit”, Massimiliano Allegri.

Kërkesë e trajnerit Allegri, Igli Tare nis nga puna për të

Javi Guerra

Ky i fundit ka kërkuar që në organikë të ketë Guerra, për t’i besuar mesfushën. Megjithatë ky është një mision tepër i vështirë, pasi kontrata e 22-vjeçarit me Valencian përfundon në verën e vitit 2027.

Në këto kushte, klubi spanjoll kërkon rreth 40 milionë euro për të lënë talentin të lirë. Kështu, drejtori sportiv Igli Tare ka nisur të lëvizë, ku pavarësisht vështirësië kërkon t’i plotësojë dëshirën Allegrit.

Lajme të tjera |  Është në garë me 3 sulmues të tjerë, lojtari shqiptar në listën e klubit të Serisë A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us