Elbasani ka nisur të mendojë për afrimet dhe tashmë transferimi i parë është gati. Verdheblutë kanë arritur marrëveshjen për një portier, të cilit do t’i besojnë portën për sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Martin Janacek, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit. 24-vjeçari prej kohësh ka qenë pjesë e dëshirave të drejtuesve, por vetëm në këtë merkato kanë mundur të gjejnë marrëveshjen.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim, me çekun që do të hapte kështu serinë e afrimeve për sezonin e ri. Në fakt 24-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe Ivan Gvozdenovic duket se ka “blinduar” portën me të.