Drejt largimit nga Rangers? Nedim Bajrami nuk pret dhe zbulon të ardhmen

Nedim Bajrami së fundmi është në qëndër të merkatos dhe shumë zëra e lidhin me një largim nga Rangers. Aventura jo shumë pozitive në këtë sezon me skocezët , ka bërë që për të të flitet shumë.

Por në lidhje me këto zëra ka folur vetë mesfushori shqiptar. Lideri i Kombëtares ka theksuar se aktualisht është i fokusuar te Rangers, por gjithsesi nënvizon se në futboll asnjëherë nuk duhet të thuash kurr mos thuaj kurrë.

“Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Momentalisht jam i fokusuar vetëm te Rangers”, një mesazh ky për skocezët se është i gatshëm të qëndrojë edhe për sezonin e ri, ku sigurisht do të synohet të lërë më shumë gjurmë.

Lajme të tjera |  Egnatia lë Shqipërinë për fazën përgatitore, ndeshje miqësore me ekipin kampion

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us