Egnatia lë Shqipërinë për fazën përgatitore, ndeshje miqësore me ekipin kampion

Egnatia prej javësh ka nisur punën për pjesëmarrjen në Champions League dhe për sezonin e ri. Pas disa ditësh stërvitje intensive në Shqipëri, kampionët tashmë kanë menduar të largohen jashtë vendit tonë për fazën përgatitore.

Saktësisht do të zhvendosen në Bullgari, ku do të qëndrojnë 2 javë. Madje të mërkurën ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore  ndaj kampionëve të Gjeorgjisë.

“Pas përgatitjeve të fundit ekipi zhvendoset për një periudhë dy javore në  Bansko të Bullgarisë.Të mërkurën kemi një test me kampionët e Gjeorgjisë, Iberia 1999”, shkruhet në postim.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ 15 milionë euro nga Juventus, Alen Sherri nis të festojë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us