Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka rrëfyer bisedën që ka pasur me talentin Brajan Gruda së fundmi. Bushi ka vazhduar më tej se Gruda i ka thënë, nëse nuk do luajë me përfaqësuesen kryesore të Gjermanisë, do të zgjedh kalimin te Shqipëria. Aktualisht Brajan Gruda po luan Kampionatin Europain me Gjermaninë U-21.
“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100% në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A. Në momentin që nuk është pjesë e saj, ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Ky ka qenë bashkëbisedim, kontakt ose le të themi, ne kemi bërë takimet me familjen e tij. Ne do të donim shumë që të ishte pjesë e Shqipërisë.
Faktikisht është një lojtar me potencial shumë të madh dhe një lojtar që i mungon Shqipërisë, pra që futet gjithmonë nga brenda dhe futet me të majtën që nuk e kemi, dhe këta lojtarë si Gruda bëjnë diferencën në një ndeshje futbolli, fitojnë ndeshjen”, tha Bushi për “Klan News”.