Dinamo ka marrë një lajm fantastik para hedhjes së shortit. “Blutë” kanë marrë një “dhuratë” nga UEFA sa i takon pjesëmarrjes në Conference League.
Kjo pasi ekipi i Ilir Dajës është kualifikuar direkt për në raundin e dytë të këtij turne pa luajtur fare. Diçka e tillë ka ndodhur, pasi UEFA mori vendimin që Drogheda United Fc nga Irlanda nuk do të luajë në këtë turne.
Pronarët e skuadrës irlandeze kanë në pronësi edhe Silkeborg, ekip nga Danimarka. Për këtë danezët do të kalojnë në turin e dytë të Conference League dhe ndodhen në vazon e favoritëve.