Hapen 85 kuti në Tiranë/ Ndryshojnë votat e Tabakut, Alimehmetit, Xhaçkës, Gjylametit

Nisi këtë të mërkurë rinumërimin i plotë i të gjitha votave të qarkut të Tiranës. Në ditën e parë u rinumëruan 85 kuti nga 1282 që janë gjithsej. Rinumërimi ka nxjerrë edhe disa parregullsi.

Kështu PS ka marrë 42 vota më shumë nga sa i takonin, PD dhe koalicioni i saj ka përfituar 19 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe “Levizja Bashkë” ka marrë padrejtësisht 2 vota më shumë.

Deri tani zbulohet se “Koalicionit Euroatlantik” të Lulzim Bashës i është “ngrënë haku” nga numërimi i 11 majit me 5 vota më pak, Partisë “Mundësia” të Agron Shehajt me 3 vota dhe koalicionit “Djathtas për zhvillim” të Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt më 1 votë.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera


Sa i takon garës mes kandidatëve brenda partive duket se tek të dy kampet ka lëvizje të votash që deri tani nuk i lëkundin mandatet. Ilir Alimehmeti që kërkoi t’i hapen kutitë pa se deri tani i kanë marrë padrejtësisht 4 vota, por edhe “rivales” së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë vjedhur 11 vota.

Të tjerë demokrateve që u janë “vjedhur votat” janë Ilda Zhulali me 13 vota më pak, Asllan Dogjanii i janë ngrënë 10 vota, Salvador Kaçajt 6 vota, etj.

Lëvizje ka edhe në kampin e socialistëve. Diferenca mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit mbetet pak a shumë e njëjtë. Nga rinumërimi shihet se Xhaçka ka marrë në 11 maj ka marrë 1 votë më shumë ndërsa Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 2 vota. Bie në sy se Fatmir Xhafaj ka marrë 32 vota padrejtësisht nga numërimi i parë, apo Kejsi Elezi që kishte marrë 22 vota që nuk i takonin. ©LAPSI.al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us