ZYRTARE/ U përfol për një kalim të Vllaznia, mbrojtësi “tradhton” shkodranët

Mbrojtësi Mevlan Adili u përfol për një kalim të mundshëm te ekipi i Vllaznisë, por që në fund mbeti një “teori”. Si përfundim Adili ka zgjedhur të vazhdojë aventurën futbollistike me Gjilanin në Superligën e Kosovës, i cili ka nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2027.

Vlen të përmendet se Mevlani ka qenë më herët pjesë e Vllaznisë, madje ku shënoi edhe golin e triumfit në Kupën e Shqipërisë, duke i sjell trofeun shkodranëve. Lojtari në fjalë u transferua te Gjilani nga Shkëndija e Tetovës.

Eksperienca e 31-vjeçarit u mendua se do i shërbente Vllaznisë para disa ditësh, por si përfundim plani mbeti përgjysmë. Kartoni i tij shkon deri në vlerën e 250 mijë euro, tregues se repertori i 31-vjeçarit është i rëndësishëm në prapavijë.

Lajme të tjera |  Gjigantët rusë në "gjurmët" e yllit të Dinamos, por kryeqytetasit kërkojnë 2.5 milionë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us