Flutura Açka: PD sot është bunkerizuar. Pse zgjodha PD-në institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane.

“Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë.

Ka qenë vendim personal. Mund ta lexosh si protestë ndaj forcës time që nuk e kuptoi fare që kisha shkuar me një dozë idealizmi dhe kërkoja një parti europiane. Harrova që partitë shqiptare janë pashallëqe të vogla të pashallarëve që i drejtojnë.

Mesa kam vënë re, të rinjtë që unë kam menduar se kanë një qasje tjetër, ata janë më të vendosur ndaj më të mëdhenjve. Mendoj se është edhe kjo trysnia e përkohshmërisë”, tha ajo.

Açka u ndal te përçarja e partisë dy vite më parë dhe arsyet pse zgjodhi të mos i bashkohej grupimit të Berishës.

“Unë kam ndenjur te PD institucion. Por pjesa tjetër që çetonte dhe vinte rrotull për ta uzurpuar. Unë kam qenë e detyruar të zgjedh institucionin. Unë dhe një grup menduam se ka ardhur koha për ta reformuar partinë. Po ajo u bunkerizua gjithnjë e më shumë. Unë isha ndër ata që nuk iu bashkuan çetës uzurpatore të partisë. Mund të shkruaj tekste për çfarë ka ndodhur nga dita në ditë. Ç’është ky mentalitet asgjësues ndaj atij që nuk mendon si ti? Nuk mund të ndëshkosh 80 mijë njerëz që janë pjesë e PD. Njeriu duhet të dalë pak nga vetja”, tha deputetja demokrate.

Lajme të tjera |  “Zoti ia forcoi zemrën Faraonit që u soll si idiot”, zbulohet çfarë ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

Në raport me PD-në, Açka tha se PS ka një sjellje tjetër në raport me intelektualët:

“Ajo që kam vënë re nga kampi tjetër, jo se më kanë pasur përzemër si opozitare, kam parë se kanë një lloj etike. Jo se janë më të kulturuar. Kanë një sjellje tjetër, shumë me politesë. Madje njëri prej tyre më tha: “Ju jeni në një parti të gabuar që nuk ua di vlerën”. Unë i thashë që jam e djathtë dhe mbetem e djathtë. Jam në konflikt të hapur me ta”.

Açka tha se ka zgjedhur të jetë e vërtetë në politikë dhe për këtë i është dashur të paguajë kostot:

“Unë nuk e njihja partinë, kur hyra. Isha fare e vetmuar dhe e mësova vetë. Them se funksionoi. Unë kam qenë e vërtetë. Më është dashur që në momente të caktuara të zbres disa shkallë. Politikën e kam parë si shërbim jo si një gjë “merr çfarë mund të rrëmbesh””.

Lajme të tjera |  I nxehti afrikan po vjen drejt Shqipërisë, ja cilat pritet të jenë ditët më të nxehta të javës së fundit të Qershorit

Deputetja e PD tha se po shkruan një libër mbi përvojën në politikë:

“Besoj se do të jetë në javën e parë të shtatorit. Titullin e ka “Para se të iki”. Flas me emra. Është vetëm një prelud i gjësë që kam ndërmend të them. Pas katër vitesh përvojë kamë nevojë ta them me data dhe pse nuk ecin gjërat në këtë vend.

Këta kanë vetëm një mision: të kontrollojnë çdo qelizë të shqiptarëve. Nëse i bëjnë gjërat mira, njerëzit kanë integritet, nuk kanë nevojë më për shtetin dhe për lidhje të tjera. Tani shqiptarët janë enë komunikuese për shtetin e tyre. Me ligjet që kam parë, kam frikë se këta kanë një projekt për ta kthyer në provincë të tyre Shqipërinë.

Po ikin njerëzit. Mua më kanë ikur përkthyes të shkëlqyer. Është zbrazur Shqipëria dhe po mbeten ata njerëz që këta mund t’i kontrollojnë. 27 korriku 2024 ka qenë një marrëveshje djallëzore. Këta u kanë marrë partive të reja më shumë se 10 mandate”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us