“Mos u bëni avokatë, bëhuni hidraulikë”, paralajmërimi i “kumbait të Inteligjencës Artificiale”

Një nga zërat më autoritarë të epokës dixhitale, Geoffrey Hinton, i njohur si “kumbari i inteligjencës artificiale”, ka lëshuar një tjetër paralajmërim shqetësues për të ardhmen e njerëzimit përballë zhvillimit marramendës të teknologjisë.

Në një intervistë të dhënë në podkastin “Diary of a CEO” të Steven Bartlett, Hinton tha se shumë profesione do të zhduken për shkak të përparimit të Inteligjencës Artificiale (IA).

Por sipas tij, një nga profesionet që do t’i rezistojë këtij revolucioni është pikërisht një nga më të thjeshtit në pamje të parë: hidrauliku.

“Do të kalojë shumë kohë para se robotët të bëhen aq të zotë në manipulimin fizik sa njerëzit. Ndaj, një zgjedhje e mençur për të ardhmen do të ishte të bëheni hidraulikë,” – u shpreh 77-vjeçari, që dikur ka qenë në radhët e Google.
Ai shtoi se profesionet si asistentë ligjorë, avokatë apo kontabilistë, janë ndër të parët që pritet të zëvendësohen nga algoritmet e inteligjencës artificiale.

Në të njëjtin diskutim, Elon Musk u pyet se çfarë karriere do t’u sugjeronte fëmijëve të tij. Pas një pauze të gjatë, ai tha:

Lajme të tjera |  A jemi gati si shoqëri për parrullën Rama në burg, Berisha në burg!

“Ndiqni zemrën. Bëni atë që ju duket e vlefshme dhe që kontribuon për shoqërinë. Por në fund, ndoshta IA do të mund t’i bëjë të gjitha.”
Këto deklarata vijnë në një moment kur teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, ndërsa shumë njerëz ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre profesionale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us