ZYRTARE/ E konfirmon klubi i Dinamos, Ilir Daja gati për Ballkanin

Ilir Daja është gati të përballet me Ballkanin për herë të parë që prej largimit. Është vetë klubi i Dinamos, i cili ka njoftuar pak minuta më parë se do të luajnë një miqësore kundër nënkampionëve të Kosovës.

Dy ekipet janë në fazë përgatitore para Kupave të Evropës. Kështu, për t’i dhënë një dorë më tepër stërvitjes së tyre, Dinamo dhe Ballkani do të përballen në një tjest miqësor.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën e 24 qershorit. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit, do të startojë në orën 17:30.

Lajme të tjera |  U largua nga Tirana, klubet e Superiores të “fiksuar” pas ish-kapitenit bardheblu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us