Ardon Jashari është futbollisti i radhës që Milan i ka bërë ofertë zyrtare. Kuqezinjtë dëshirojnë transferimin e shqiptarit, i cili me Club Brugge ka bërë paraqitje mjaft fantastike.
Sipas “Sky Sport” bëhet me dije se oferta e italianëve ndaj futbollistit kap shifrën e 30 milionë eurove. 27 milionë euro + 3 në formë bonusesh. Por media zviceriane bëjnë me dije se zvicerianë kërkojnë minimalisht 35-40 milionë euro.
22-vjeçari është një nga objektivat e Missimiliano Allegrit dhe kuqezinjtë me në krye Igli taren do të provojnë gjithçka për transferimin e tij. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë gjuhën e përbashkët për Jasharin apo jo.
