Korreshi: Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba! I lumtur që se kam gjallë. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka bërë një panoramim të zymtë të gjendjes në qarkun e Lushnjes pas procesit zgjedhor.

“Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje e do i kthejë sërish në tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit.

Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat.

Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki, dritat nuk do të lidheshin me urgjencë, koshat e plehrave janë mullar si para lufte, koshat do vijnë sërish aromë pordhë të plevitosur, Lushnjen e mori malli për zgjedhjet. Vendet e punës u shitën, lozin me bukëne kalamajve.

Kur mendoj arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët por edhe deputetët, them shyqyr që nuk e kam babën, se tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba.

Lajme të tjera |  FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin historik të NATO-s pushtojnë mediat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us