Flamuartari ka nisur punë për sezonin e ri. Pavarësisht se janë pa një trajner, dejtuesit kanë bërë afrimin e parë.
Igor Aleksovski është futbollisti më i ri i kuqezinjtëve. Palët kanë firmosur kontratën mes tyre, me lojtarin që është prezantuar nga klubi.
30-vjeçari luan si portier, ndërsa vjen nga Rabortnicki nga kampionati i Maqedonisë së Veriut. Për të do të jetë aventura e parë në Shqipëri, ku me fanellën e Flamurtarit do të tentojë të lërë gjurmë.