“Nuk kisha pritshmëri të merrja mandatin” – Alihmehmeti me gjuhën e Berishës: KAS vijoi farsën duke mos lejuar hapjen e videove

Procesi i rinumërimit të fletëve të votimit të qarkut të Tiranës konsiderohet për Ilir Alimehmetin si vjedhje e dytë e votave.

Në një intervistë për RTSH-në, kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet e 11 majit shprehu kritika të forta për vendimmarrjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili duke mos lejuar hapjen e videove për numërimin e parë, lejoi të ndodhë, sipas tij, vijimin e “farsës së 11 majit”.

“Videot nuk u administruan. E vërteta është në video. Prova është në video. Pra, në metodologji ato rihapin këto prova që tashmë i kishim parë qartë se janë ndryshe nga videot. Duke hapur të njëjtën gjë, do të gjesh po këtë që ke bërë herën e parë dhe herën e dytë. Duke qenë se KAS-i nuk heq dorë nga vjedhjet, mbas farsës që bëri me rinumërimin e 11 Majit shkon dhe e thellon vjedhjen,” u shpreh z. Alimehmeti.

Lajme të tjera |  Korreshi: Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba! I lumtur që se kam gjallë. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat

Ai preferon të mos komentojë nëse votat e tij preferenciale janë kalkuluar për ndonjë kandidat tjetër të listës së hapur, qoftë edhe të të njëjtit formacion politik. Megjithatë ai pranon se në procesin e numërimit ka pasur shtim votash.

“Metoda më e përdorur ka qenë metoda kur votuesi nuk ka votuar asnjë kandidat, por ka votuar vetëm subjektin zgjedhor. Pra, ne e quajmë këtë skedë të bardhë për sa i përket kandidatëve. Këtu janë shtuar vota pastaj,” thotë z. Alimehmeti.

Në këto kushte, rinumërimi i qarkut të Tiranës duket se nuk do të sjellë surprizë për Ilir Alimehmetin, i cili do të duhet të mbetet jashtë parlamentit. Por votat preferenciale të marra konsiderohen inkurajuese nga ai për të vijuar angazhimin politik në Partinë Demokratike.

Lajme të tjera |  Pas disa muajsh mungesë, kryeministri Rama shfaqet në parlament (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us