Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.
Temperaturat minimale do të jenë 19 gradë Celsius, ndërsa maksimale 38 gradë.
Valëzimi në det do të jetë 1-3 ballë.