Rritja e çmimit të banesave në Tiranë ‘ndez’ debat! Malaj: Pastrohet paraja kriminale. Shakohoxha: Ore seriozisht e ke

TIRANË-Sipas ekspertit të ekonomisë, Arben Malaj, sektori i ndërtimit rezulton forma më e mirë për pastrimin e parave, duke shtuar se edhe në Shqipëri ka elementë të kësaj natyre që kanë deformuar tregun.

“E para dhe mbi të gjitha është raporti kërkesë-ofertë. Blej, por me sa burime e blejnë, nga të ardhurat nga puna, kredia apo burime informale, që janë deri në kriminale dhe kanë ngritur kaq shumë çmimet në Shqipëri. Nga kompanitë, si ajo e Trump që e ka shpallur organizatë terroriste, më duket në Ekuador, dhe kemi investime në Shqipëri. Krimi i organizuar, edhe nga Italia apo vendet e tjera është i ndjeshëm në pasuritë e patundshme. Janë shqiptarët ndërmjetës, pastaj janë të huajt. Në analizë risku, në pastrim parash, në të gjitha manualet, organizatat më të mira në botë, ndërtimi është me flamur të kuq, sepse është mundësia më e mirë për të pastruar paratë. Dhe çmimi rritet kur deformohet një nga elementët, ose ka rënë oferta, që ne japim leje pafund, ose është rritur kërkesa në mënyrë të paarsyeshme”,deklaroi Malaj në Opinion.

Lajme të tjera |  Emigrantët bëhen fermerë! Historia e Orgesit nga Lushnja që la emigrimin në Greqi për të punuar tokën e familjes

Analiza e tij, u pasua me një debat, pasi Dritan Shakohoxha e kundërshtoi duke thënë se është akuzë e rëndë.

Dritan Shakohoxha: Ore seriozisht e ke që mund të thuash?!

Arben Malaj: Ore ti je ekspert për sportin, unë jam për këtë dhe ti më thua mua…?! Po seriozisht dhe me zë të lartë! Unë them kush e ka deformuar tregun që një shqiptar nuk blen dot?! Ti më tregon mua?! Paraja kriminale në ndërtim për qytetarët shqiptarë, se jam ekspert për atë… Pse Banka e Shqipërisë vuri rregulla strikte për të ulur kërkesën në treg?! Nuk financojmë 100%, për të ulur kërkesën. Është e deformuar kërkesa!

Dritan Shakohoxha: Sapo the që Banka po ndërhyn për të frenuar kërkesën, ndërkohë që thua kërkesa vjen nga bota e krimit.

Lajme të tjera |  “Lëri dënglat me mua ti o Blush, vazhdo mbro Metën” - Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL: Ja ç'ndodhi në gjyqin e Metës

Arben Malaj: Ti s’kupton logjikën! Bie kërkesa e bankës dhe rritet paraja kriminale. Banka e bën sepse është e detyruar që prej krizës së 2008-ës…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us